Qendra e kafshëve “Protect Me”, e cila prej vitesh është kthyer në një pikë ku mblidhen dhe vaksinohen qentë e rrugës , prej dy ditësh është duke trajtuar këto kafshë. 15 mjekë veterinerë, pjesë e organizatës amerikane “World Vets” në bashkëpunim me mjekët shqiptarë kanë nisur sterilizimin, vaksinimin dhe matrikullimin e këtyre kafshëve.
Wini Nansec është një nga mjeket amerikane, përfaqësuese e shoqatës “World Vets” e cila po punon në Shqipëri këto ditë për sterilizimin dhe vaksinimin e kafshëve në situatë rruge.
“Jam këtu bashkë me pjesëtarët e stafit tim për një fushatë sterilizimi këtu në Vlorë. Ne kemi sjellë mjekët veterinerët dhe “Protect Me” ka sjellë kafshët për ti sterilizuar. Ka shumë qen e mace në gjendje rrugë në Vlorë por edhe në të gjithë Shqipërinë që kanë nevojë të sterilizohen dhe puna që po bën “Protect Me” synon që ti bëjë ato më të shëndetshëm, më jetëgjatë dhe më të sigurt”, shprehet Wini Nansec, veterinere, përfaqësuese e organizatës “World Vets.
“Qëllimi i kësaj fushate është sterilizimi”, thotë Liljana Breshani administrator e qendrës “Protect me”.
Prej dy ditësh në këtë qendër janë sterilizuar rreth 150 kafshët kryesisht qene dhe mace të rrugës, me synim përkujdesjen jo vetëm për shëndetin e vetë kafshëve por edhe të qytetarëve.
Top Channel