Moska vazhdon të mohojë autorësinë e sulmit me armë kimike në Salisbury, por jo vetëm: edhe ekzistencën e programit të armëve kimike “Novichok”.
BBC intervistoi Vladimir Uglev, një nga shkencëtarët që ndihmuan në krijimin e këtyre armëve kimike për ish-Bashkimin Sovjetik dhe 71-vjeçari nuk ka dyshime për lëndën e përdorur në Salisbury.
Ai sqaron se helmi i përdorur ndaj Sergei dhe Yulia Skripalit njihet në Rusi si “A-234” dhe jo “Novichok”, diçka që sipas tij e bën debatin për fajësinë një çështje semantike.
“Nuk ka dyshim se kundër tyre u përdor gazi ‘A234’. E dallova menjëherë nga të dhënat që pashë, si prania e fluorinësm apo pesha molakulare. Është substanca ime. E duke gjykuar nga pastërtia e saj mund ta kem prodhuar edhe me duart e mia. Këto lëndë s’kanë skadencë”, tha Vladimir Uglev, shkencëtar rus.
Uglev thotë se nuk ndihet aspak fajtor për përdorimin e armëve që ka krijuar, ndërsa shtoi se s’ka për t’u vërtetuar kurrë që Rusia ishte pas sulmit në Salisbury. Ai tha se qëllimi i programit të armëve kimike sovjetike ishte të krijoheshin substanca 10 herë më të forta sesa gazi nervor “VX” i Shteteve të Bashkuara, dhe ata bënë pikërisht këtë.
Një trashëgimi vdekjeprurëse, që tashmë është në duart e Rusisë.
Top Channel