Paralajmërim për Tahirin? Rama: Edhe politikanët përballë drejtësisë së çliruar

19/04/2018 11:44

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama duke folur për reformën në drejtësi dhe vetingun, tha se nuk do të mjaftojë vetëm largimi i gjykatësve dhe prokurorëve, ashtu si dhe politikanët, por do të përballen me drejtësinë e çliruar nga të korruptuarit.

“Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës”, tha Rama.

Ai tha se sot Shqipëria ka marrë rekomandimin e pastër për hapjen e negociatave. “Ishim vetëm në këtë sallë, jo në kuptimin e mbështetjes popullore e ndërkombëtare. të gjithë e kujtojmë që në 2016 shiqpëria morri rekomandim për çeljen e negociatave, me nënkupto kushtin që procesi i vetingut të shkonte përpara. Sot Shqipoëria ka marrë rekomanidmin e pastër, pa kushte sepse vetingu ka filluar të japë rezultatet e para. Në të gjitha aspektet ka një dallim të madh mes fazës që është mbyllur dhe fazës që sapo ka nisur dhe për ta kuptuar këtë dallim shembulli më i thjeshtë është pikërisht procesi i reformës në drejtësi dhe vetingut”, tha ai

Rama falenderon socialistët për reformën në drejtësi, dhe pse…
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar deputetët socialistë për realizimin e reformës në drejtësi, dhe pse tha ai qeveria dhe shumica kanë qenë e kërcënuar në kohën e miratimit.

“Dua të falënderoj të gjithë deputetët e PS për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për të garantuar se reforma në drejtësi dhe më pas ligji i vetingut të mos mbeteshin një dëshirë popullore dhe një ambicie kombëtare e parealizueshme, por të ktheheshin në normë. Dhe pse e kujtojmë të gjithë shumë mirë që në momentin kyç përmes kalimit të reformës dhe dështimit të saj vetë qeveria dhe shumica jonë qeverisëse ishte e kërcënuar. Falenderim i veçantë për anëtarët e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi në komisionin e ligjeve dhe të gjithë ata që mbështetën punën e udhëhequr prej nesh në rolin e ekspertëve të jashtëm, nga bota akademike”, tha ai.

Sot Shqipëria, tha Rama, ka fituar një staturë të re në shoqërinë e vendeve europiane dhe rekomandimi pa ekuivok i Komisionit Europian është një deftesë kuptimplotë. “Komisioni Eropian është i pamëshirshëm në leximin e çdo aspekti qël idhet me detyrat e dhëna me shkrim dhe rekomandimi për hapjen e negociatave është i bazuar vetëm në një element, në meritën”, tha ai.

Në vijim…

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA