Masa konkrete për azilkërkuesit në Belgjikë, Xhafaj takohet me Theo Francken
19/04/2018 11:22
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pritur ditën e sotme në një takim Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken.
Mësohet se palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit lidhur me frenimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit. Në takim u diskutua për masa dhe iniciativa konkrete në të ardhmen në këtë fushë.
Ndërkohë, Xhafaj e falenderoi Francken për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.
Top Channel