Pas kreut të Komisionit parlamentar për Çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, Gunther Krichbaum, frenim entuziazmi për rekomandimin e Komisionit Europian përcjell edhe shtypi gjerman.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thotë se, Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë zëvendësim për Turqinë, sepse të 6 vendet e tij të marrë së bashku janë vërtet pa ndonjë peshë të madhe.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, 18 milionë banorët e këtyre vendeve arrijnë një prodhim të brendshëm bruto prej 250 miliardë dollarësh, e kjo është më pak sesa në landin e Hessenit.

Ndërkohë, 80 milionë turqit – kujton gazeta, – arrijnë 8 herë më shumë: 2.100 miliardë dollarë. Ajo nënvizon edhe skepticizmin e vendeve të ndryshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Të martën, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se, para shtrirjes duhet të vijë njëherë thellimi. Edhe Berlini është kundër vitit 2025, e sqaron se vendimtare konsiderohen hapat e reformave.

“Në Hungari mund të përfytyrohet me vështirësi, që të bëhen pjesë e BE-së shtete me shumicë myslimane, si Shqipëria”, vazhdon ajo.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” nuk mjaftohet vetëm me një artikull mbi këtë temë, por i kushton kësaj çështjeje edhe një shkrim tjetër të titulluar “Aspak nxitim”.

Presidenti francez ka marrë pozicion të fortë – theksohet aty, – dhe ka të drejtë. Përmbajtja duhet të vijë para shpejtësise, edhe pse shumë vetë në Ballkanin Perëndimor do ta ndienin këtë si refuzim.

Komisioneri Johannes Hahn ishte një ditë më parë në Shkup, ku dorëzoi progres raportin. Pasdite, në kryeqytetin maqedonas qëndroi edhe shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, e cila pati një darkë të përbashkët me disa kryeministra të rajonit, ku përcolli këtë mesazh: U kthyet në shtegun e duhur. Mund të festoni, kjo është arritje e madhe. Por pastaj, kthejuni punës!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA