Avokati i Adriatik Llallës thotë se nuk është njoftuar nga prokuroria për nisjen e një hetimi ndaj ish-kryeprokurorit të vendit.
Duke folur në emisionin Të Paekspozuarit në Top Channel këtë të enjte, Sokol Hazizaj deklaron se vetëm mungesa e këtij njoftimi i jep të drejtë zyrës së avokatisë që të kërkojë pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve të kryera deri më tani nga Prokuroria.
Gazetari Artan Hoxha thotë se ka nisur një procedim penal ndaj Llallës. Madje shkon më tej, ku thotë se po kërkohet një gjykatës për të caktuar masën e sigurisë ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm.
“Prokuroria po kërkon për të dhënë edhe një masë sigurie për Adriatik Llallën, por nuk kanë gjetur gjyqtarin e duhur deri më tani”, u shpreh ai.
Top Channel