Të izoluar pranë Tiranës, banorët e Kllojkës: Vuajmë për 3 km rrugë

17/04/2018 15:14

Për të përshkruar vetëm 3 kilometra, banorëve të fshatit Kllojkë në kufi me Elbasanin u duhet më shumë se 30 minuta për shkak të amortizimit të rrugës.

Rruga mbi të cilën nuk është vënë dorë mbi 15 vjet, sipas tyre po bëhet problem për zhvillimin e zonës e cila ofron pasuri natyrore por edhe historike si kalaja e vjetër që në kohën e Skënderbeut në malin e Fagut.

“Vijnë turistët e huaj kthehen mbrapsht për shkak të rrugës”, thotë një banor.

Banorët thonë se deputeti i zonës Xhemal Qefalia u ka premtuar disa herë shtrimin e rrugës. “Aty e kan qefin sa vijnë zgjedhjet, vijnë premtojnë edhe në fund s’marrim gjo”, thotë një tjetër banor.

Këtë vit fshati Kllojk rrezikon edhe të mbjellat. “Kemi edhe kanalin vaditës problem, kemi kaq vite që e mbajmë vet po nuk vuri dorë shteti ne morëm fund këtu”. thotë banori.

Edhe qendra shëndetësore e fshatit nuk u ofron asnje shërbim “Edhe një paracetamol se gjen brenda, në rast urgjence duhet me pagu 50 mijë lek makinë private për të shkuar në Tiranë”, thonë ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA