Foto Arkiv

Afërsisht 1 kg kokainë janë sekuestruar në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se shërbimet e policisë kufitare të Qafë Thanës, gjetën sasinë e drogës teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 17.04.2018, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër, në afërsi të territorit maqedonas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 kg e 144 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/a i Kodit Penal”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA