Detyrë të vështirë e quan Lulzim Basha bindjen e komisionit për Çështje Europiane në Bundestagun gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Në seancën dëgjimore të komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman. Shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi. Detyrë e vështirë të bindim këtë komision për hapjen e negociatave, proces i cili do të jetë një mjet shtesë dhe presioni për të rritur luftën kundër krimit, drogës, korrupsioni dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, të pakapur politikisht”, shkruan Basha në Facebook.
Më herët në një lidhje direkte, po në Facebook me deputetin gjerman Paul Ziemak, Basha tha se ai është një ndër mbështetësit më të mëdhenj në CDU, për Shqipërinë.
“Faleminderit për vizitën tuaj këtu në Parlamentin gjerman, Bundestag. Faleminderit për diskutimin e shkëlqyer që patëm sot. Urimet më të mira nga unë, Forumi Rinor dhe partia tonë për të rinjtë në Shqipëri. Ne besojmë tek ju. Punojmë shumë mirë bashkë, ndaj dhe urimet më të mira nga Berlini për Shqipërinë!”, tha vetë Ziemak
Top Channel