Skandali me drejtësinë, nga i akuzuar në dëshmitar për…500 mijë lekë
16/04/2018 19:50
Fiks Fare denoncon sot në mbrëmje një skandal në sistemin e drejtësisë.
Punonjës të organit të akuzës bëjnë pazare për të pushuar akuzën. Një oficer i policisë gjyqësore i merr një qytetari 500 mijë lekë rryshfet, për t’i mbyllur dosjen. Nga i akuzuar, qytetari kthehet në dëshmitar të çështjes.
Investigimi i Fiks Fare zbulon skemën e ngritjes së një akuze për financim dhe kultivim të bimëve narkotike vetëm mbi bazën e një dëshmie.
I akuzuari, i cilësuar si “Eskobari i Dytë” i Shqipërisë, rifiton pafajësinë pasi paguan oficerin e policisë gjyqësore.
Për më shumë, ndiqni emisionin Fiks Fare, duke filluar nga ora 20:10!
Top Channel