Përmes një raporti monitorimi në 3 universitetet më të mëdha publike në vend, “Qëndresa qytetare” ka analizuar sesi shpenzohen paratë që këto institucione sigurojnë nga tarifat vjetore të studentëve.

Sipas raportit, gjetjet në Universitetin e Tiranës, atë të Elbasanit dhe të Durrësit flasin për shkelje të rënda ligjore.

“150 milion ka shpenzuar Universiteti i Durrësit për zyra dhe pajisje luksi. 400 mln ka shpenzuar Universiteti i Tiranës për të likujduar ata që ka hequr padrejtësisht pa puna. Universiteti i Elbasanit ka lidhur kontratë për abonim TV për zyrat, ndërkohë që s’ka ëifi dhe internet për studentët. Godina e Universitetit të Durrësit dhe e Elbasanit ruhet me 140 mln lekë të vjetra. Në Universitetin e Elbasanit i janë kaluar 1.5 miliardë lekë i janë kaluar personit me inicialet F.Q paga bazë për punonjësit”, thotë Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”.

Në raport thuhet gjithashtu se për kategori të ndryshme nuk janë respektuar transfertat siç parashikohen në buxhet.

“Për paratë e dedikuara për shpenzime telefoni janë blerë ilaçe për stafin, për paratë e dedikuara për publikime janë blerë pajisje për banjën”, shton Xhemollari.

Më i rëndë akoma është fakti që këto 3 universitete mohojnë të drejtën për informim duke mos pranuar të bëjnë transparente shpenzimet e tyre. “Qëndresa qytetare” thotë se ka dërguar 20 kërkesa për informacion, por nuk ka marrë përgjigje.

Në ato pak raste, kur shkresat kanë marrë përgjigje të dhënat janë vënë në dispozicion jashtë afatit që parashikon ligji për informimin.

“Universiteti i Tiranës na ka kthyer një përgjigje ku thotë: më jep 10 mijë lekë të vjetra që të të jap përgjigje mbi buxhetin”, deklaron Xhemollari.

Neni 13 i ligjit për të drejtën e informimit thotë se kostoja e kërkuar për kërkesat për informacion nuk duhet të kalojë koston fikse të materialeve që do të printohen, ndërsa kur informacioni kërkohet përmes postës elektronike, si në rastin konkret tarifa është 0.

Në raport thuhet gjithashtu se Universiteti i Tiranës ka shpenzuar më pak për energjinë elektrike krahasuar me Universitetet Aleksandër Xhuvani dhe Aleksandër Moisiu, megjithëse në portofolin e saj ka më shumë godina në ngarkim.

E njëjta vlen edhe për shpenzimet. Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 4.5 herë më pak se të tjerët për periudhën shtator 2017-prill 2018, kjo si pasojë e konfiktit të vjetër mes rektorit dhe bordit të administrimit, që u reflektua edhe tek pagat e pedagogëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA