Ministria e Brendshme iu përgjigj akuzave të opozitës në drejtim të ministrit Fatmir Xhafaj. Partia Demokratike akuzon vëllain e Fatmir Xhafajt për trafik droge.

“Opozita ka sot gjithë lirinë dhe mundësinë e nevojshme që, nëse ka prova e fakte konkrete për zyrtarë të qeverisë, apo edhe për familjarë të tyre, të sillet në mënyrë serioze dhe në respekt të ligjit t’i prezantojë ato pranë organit kompetent, Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo është detyrë e çdo qytetari të përgjegjshëm në këtë vend”, thuhet në reagimin e këtij dikasteri.

Ministria thotë se synimi i këtyre sulmeve politike është zbehja e punës së Policisë së Shtetit.

“Nga ana tjetër ndihemi të keqardhur që, në kohën kur policia po realizon aksione tepër të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar, kultivimit e trafikut të drogës dhe kapjes së autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, në vend që të bëhen vlerësime, vijojnë sulmet mediatike, të cilat tentojnë të relativizojnë rëndësinë e këtyre aksioneve”, vijon reagimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA