Banorët e Lagjeve 16 dhe 18 në Durrës ankohen për gropat e hapura në rrugë, të cilat u rrezikojnë jetën çdo ditë.
Një banor dërgoi në “Ti Raporton” në Top Channel, pamje nga rruga me puseta pa kapakë duke kërkuar ndihmë nga autoritetet përkatëse për mbylljen e tyre.
Banori thotë se ky fenomen përsëritet çdo vit dhe më parë në këtë zonë njerëzit kanë humbur jetën si pasojë e rënies në këto gropa.
Pusetat e hapura mbushen me mbeturina, ndërsa edhe ujëra e zeza që kanë dalë në sipërfaqe e vështirësojnë jetën e banorëve të dy lagjeve në Durrës.
Kapakët edhe pse zëvendësohen, serish vidhen, ndaj banorët akuzojnë kryetarin e bashkisë Vangjush Dako për neglizhencë në marrjen e masave për të parandaluar këtë fenomen.
Top Channel