Ka marr zgjidhje problemi i ujit të pijshëm për banorët e lagjes që shtrihet në dy krahët e rrugës “Studenti” në Njësinë Administrative nr.7.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm, duke zëvendësuar të gjithë rrjetin e ujësjellësit në këtë lagje, duke mundësuar jo vetëm një shërbim më cilësor me ujë, por edhe duke shmangur humbjet dhe problematikat e shumta që vinin për shkak të tubacionit të vjetër. Krahas punimeve në shtrimin e rrjetit të ri, punonjësit e UKT-së kujdesen edhe për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme.
“Grupet tona vazhdojnë të punojnë me ritme të larta çdo ditë të javës. Kësaj here është përfunduar rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Studenti”. Rikthimi i ambientit të punimeve në gjendjen e mëparshme, është pjesë e punës sonë për të rritur standardet e shërbimit ndaj qytetarëve”, shprehet UKT.
Top Channel