Të huajt pastrojnë plazhin e Durrësit; nisma pas thirrjes në rrjetet sociale

15/04/2018 19:47

Kristina është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jeton e punon prej 3 vitesh në Durrës. Këtë të dielë ajo dhe vajza e saj iu bashkuan thirrjes qytetare për të pastruar plazhet e Durrësit.

“Plazhet duhet të pastrohen. Janë plot me plastikë, mbetje urbane dhe spitalore. Ne të gjithë kemi nevojë për plazhe të pastra e për të shijuar qëndrimin këtu”, thotë Christine Loop.

Të rinjtë dhe qytetarët te angazhuar në problemet e komunitetit janë gjithnjë e më të pakët, por shembujt pozitivë nuk mungojnë dhe ftojnë për më shumë përfshirje në mbrojtje të ambjentit dhe për një turizëm cilësor në bregdet.

“Jemi në plazhin e Currilave, një nga plazhet më të frekuentuara nga durrsakët, po gjendja është kështu. Jemi ndarë në disa grupe dhe i ftoj të gjithë të angazhohen. Ta nisin nga lagjja e tyre për të pastruar plazhet tona dhe jo vetëm”, shprehet Anna Nina, banore e Durrësit.

E njohur si vajza e velave në Durrës, Anna Ninës iu bashkuan në këtë nismë të ndërmarrë në rrjetet sociale edhe shume të tjerë, përfshirë fëmijë që u bënë pjesë e pastrimit të plazhit të Currilave, duke larguar prej aty shumë thasë me plastikë dhe mbetje të tjera.

Sezoni turistik është afër dhe plazhi i Durrësit nuk është gati për të pritur turistët, të paktën në gjendjen e tanishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA