Të hënën nis aplikimi, kushtet që duhet të plotësoni për kreditë e buta për strehim

15/04/2018 15:15

Familjarët, të cilët nuk kanë mundur të blejnë një shtëpi për shkak se nuk mund t’iu përgjigjen çmimeve të larta të tregut dhe se nuk arrijnë të shlyejnë kreditë në banka, tanimë mund të përfitojnë nga kreditë e buta.

Duke nisur nga e hëna, ata mund të aplikojnë pranë njësive administrative ku banojnë, në programin e strehimit, por duhet të plotësojnë disa kritere.

“Mjafton që aplikuesi të mos ketë një shtëpi në pronësi. Një familje me dy vetë, kufiri minimal i të ardhurave dhe ai maksimal janë nga 43 mijë lekë deri në 79 mijë lekë. Një familje me 4 vetë, nga 52 mijë lekë deri në 94 mijë lekë”, tha Anisa Ruseti, drejtoreshë e Shërbimit Social.

Familjet që do të përfitojnë nga kreditë e buta marrin nga banka vetëm 80% të vlerës së shtëpisë që do të blejnë, e kredinë do ta shlyejnë në harkun kohor prej 20 vitesh, me interes të ulët.

“Paguajnë vetëm 3% interesa, pasi pjesën tjetër e mbulon Bashkia e Tiranës”, tha Anisa Ruseti.

Hapi i parë është vetëm apikimi. Nëse shpallen fitues do të duhet të plotësojnë dokumentacionin që do të duhet të dorëzojnë në bankë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA