Nga 400 mijë hektarë tokë bujqësore të mbjellë me duhan në Dumre, vit pas viti kjo sipërfaqe ka ardhur duke u reduktuar e duke arritur në rekordin e saj historik, një vit më parë, ku në Dumre u mboll vetëm 150 ha tokë bujqësore me duhan.
Shkak për këtë është bërë zhgënjimi i fermerëve nga politikat e qeverive, të cilat asnjëherë nuk i kanë mbështetur.
Fermerët e Dumresë po e braktisin tashmë kulturën e tyre tradicionale. Ata kanë rreth një miliard lekë të prapambetura, të pamarra nga duhani i shitur ndër vite. Ndërkohë, janë duke eksperimentuar kultura të tjera, me shpresën se mund të kenë sukses.
Fermerët e Dumresë nuk kërkojnë punësim, sepse atë e kanë të siguruar nga klima e favorshme dhe toka prodhuese. Por, bujqësia në këtë zonë nuk ka më asnjë shpresë, kur ndihet e grabitur nga kompani monopol, të cilat të mbështetura nga shteti kanë marrë prodhimin dhe nuk kanë paguar.
Top Channel