Ura prishet nga përmbytjet, Bashkia Mamurras s’ka fonde për ta ndërtuar

14/04/2018 15:19

Ura e Drojës në Mamurras vijon të jetë e shkatërruar që nga dhjetori i shkuar, kur zona u përmbyt nga reshjet e shumta. Banorët, në mënyrë të veçantë fëmijët, vijojnë të jenë të rrezikuar çdo ditë, ndërsa Bashkia thotë se nuk ka fonde për ta rikthyer në urë funksionale.

Në Urën e Drojës, e cila u shemb gjatë përmbytjeve të ndodhura në dhjetor banorët kalojnë çdo ditë duke rrezikuar jetën.

Më të rrezikuarit janë fëmijët, të cilët çdo ditë janë të detyruar të kalojnë në ketë “urë” për të shkuar në shkollë. Ndërsa prindërit presin në ankth kthimin e fëmijëve më të rritur nga shkolla.

Ndërsa ata më të vegjlit detyrohen t’i shoqërojnë pasi mjetet nuk mund të lëvizin më në atë zonë. Banorët kërkojnë nga shteti dhe institucionet që të merren masa të menjëhershme.

Situata është mjaft problematike në rastet kur ka ndodhur ndonjë fatkeqësi, apo edhe në raste emergjente, pasi kjo urë gjendet pikërisht në aksin e vjetër nacional që lidhte pjesën veriore të vendit me Tiranën. Që prej dhjetorit te vitit të kaluar nga Bashkia e Kurbinit nuk është marrë asnjë mase pasi mungojnë fondet.

Ura pranë Mamurrasit, është e ndërtuar në vitin 1930 dhe ishte rikonstruktuar pak kohë më parë, u shemb sapo nisi vërshimi i parë i lumit Droje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA