24/11 09:00
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkon që prokuroria të hetojë edhe oficerët që hynë në sallën e Kuvendit të enjten të armatosur.
Në një postim në Facebook, Vasili thotë se Salla e Parlamentit “qeveriset nga Garda e Republikës me armë dhe pa armë, pasi nuk ka më kryetar Parlamenti.
“Prokuroria nëse nuk vepron për dhunimin e sallës së të zgjedhurve të popullit nga oficerët me armë,do të thote se është vendosur përfundimisht kundër popullit,do të thotë gjithashtu se do të përballet me popullin,por duhet ta dijë se atë dite ajo do të jetë dita e saj e fundit”,përfundon Vasili.
Top Channel