Gjatë një daljeje për shtyp, mes shumë emocionesh dhe përlotjeje, presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno konfirmoi vdekjen e dy reporterëve dhe shoferit të tyre, të marrë peng pak ditë më parë.
Gazetari Javier Ortega, fotografi Paul Ricas dhe shoferi i tyre Efrain Serraga u morën peng nga një fraksion disident i grupit të ribashkuar të FARC, të cilët janë rebelë kolumbianë.
në konferencën për shtyp, presidenti Moreno tha se nuk do të lejonte që vendi i tij të binte pre e këtyre kërcënimeve, ndërsa deklaroi se do të nisin menjëherë operacionet në kufij.
Ai shtoi gjithashtu se do të japë një shpërblim shumë të majmë për të gjithë ata që do të japin informacion mbi rebelët që rrëmbyen dhe vranë reporterët.
Edhe presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos tha më herët se Ekuadori mund të mbështetet në forcat e armatosura të vendit të tij gjatë operacionit kundër rebelëve.
Të tre viktimat, të cilët punonin për gazetën El Comercio të Ekuadorit, u morën peng në afërsi të fshatit Mataje më 26 mars, ndërsa besohet se pas pak ditësh janë ekzekutuar nga rebelët kolumbianë.
Top Channel