Një gjykatë në Francë ngriu asetet dhe çdo pasuri të legjendës franceze Johnny Hallyday, ndërsa përgatitet që të marrë vendim për testamentin e yllit të rrokut.

Këngëtari i famshëm vdiq nga kanceri dhjetorin e shkuar dhe i la gjithçka gruas së tij të katërt Laeticia dhe vajzave të tyre të adoptuara. Por fëmijët e tij më të mëdhenj e kundërshtojnë testamentin, pasi ligji francez nuk lejon që fëmijët të përjashtohen nga trashëgimia.

Mediat franceze spekulojnë se ylli i rokut ka lënë pas mbi 100 milion euro. Pritet që një album i tij që do të publikohet këtë vit të shitet gjithashtu tej mase. Hallyday, i cili ishte mjaft popullor në vendlindjen e tij Francë, shiti më shumë se 100 milion albume në karrierën e tij thuajse 60-vjeçare.

Në vitin 2014, ai e firmosi testamentin e tij në Kaliforni, ku kishte një shtëpi dhe ku jetonte për çështje taksash. Megjithëse detajet e testamentit nuk janë publike, avokatët e fëmijëve ët tjerë të këngëtarit nga martesa të tjera, thonë se gjithçka, përfshirë një kabinë në Zvicër dhe një pronë në Karaibe, i është lënë Leticias, gruas së tij të katërt dhe dy vajzave të adoptuara Jade dhe Joy.

Fëmijët e tjerë të këngëtarit thonë se kjo shkon kundër ligjeve franceze që nuk e lejojnë diçka të tillë. Tashmë gjykatës do ti duhet të vlerësojë nëse Hallyday, 74 vjeç kur ndërroi jetë në Francë, ishte shtetas amerikan apo francez, duke vendosur nëse testamenti i tij shkel ligjin francez apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA