Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me fermerë të Elbasanit ku tha se qeveria dhe Edi Rama po përpiqen të bëjnë një kolektivizim të dytë të fshatit.

Me një video selfie live në Facebook, kreu i PD-së tha se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka subvencione për fermerët.

“Jemi në Elbasan me fermerët e zonës, në një plantacion pjeshkësh që më parë ishte vresht, që siç na e thotë vetë Rexhepi nuk ia dilte dot me vresht për shkak të konkurrencës të pandershme në treg nga prodhimet e importit. Këtë problem që është problemi i shtëpive të tyre e konsiderojmë problemin e të gjithë shqiptarëve dhe t’u garantojmë që PD do të jetë në krahun tuaj, nuk do ju lërë vetëm në këtë orë të vështirë për fshatin. Ta mposhtim këtë të keqe që taksat që ju paguani tu kthehen në shërbime, infrastrukturë e subvencione, se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk kemi subvencione. Këtu jo vetëm nuk ka dhënë subvencion po po bëhet gati tu marr 20% të TVSH për çdo pjeshkë, mollë, kg drithë e fasule duke i konsideruar biznes i vogël. Një kolektivizim i dytë i fshatit” tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA