Thyen arrestin e shtëpisë, në pranga “i forti i Myslym Shyrit”

13/04/2018 09:28

Gjergji Cukali, i njohur si “I forti i Myslym Shyrit” është vënë në pranga për thyerjen e masës së sigurisë.

39-vjeçari “i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi ka shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është larguar nga vëndqëndrimi i banesës së tij ku ishte i detyruar të qëndronte”, njofton policia e Tiranës.

Krahas hetimit për prodhim dhe shitje të narkotikëve tashmë ai do të gjykohet dhe për largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Në korrik të 2016-tës, Cukali u arrestua nga operacioni “Tangent”, i cili goditi një grup të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet, ku u arrestuan 7 persona. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA