
27/02 19:26
Pas bllokimit të akseve kombëtare dhe të Kuvendit, protesta e opozitës është zhvendosur në Surrel, pikërisht në rrugën që të çon në shtëpinë e Kryeministrit Edi Rama.
Të rinj të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim u tubuan në këtë rrugë, ku në shenjë simbolike kundër vendimit të qeverisë për të bërë me pagesë Rrugën e Kombit, vendosën një tra me mbishkrimin “Dalja falas”.
“Në Surrel, tek trau më i ri! Ashtu siç i pëlqen Edi Ramës”, shkruan në rrjetet sociale kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.
Protesta e beftë duket se ka gjetur të papërgatitur edhe vetë Policinë. Në vendin e ngjarjes ndodhej vetëm një patrullë, por fatmirësisht nuk ka patur incidente.
Top Channel