Katër të rinj nga Ksamili janë arrestuar nga policia, pasi u janë gjetur disa doza kokaine në mjeitn në të cilin udhëtonin.

Adriatik Gjini, 25 vjeç, Dako M., 33 vjeç, Spiro Kuacka, 24 vjeç, dhe Renard Bufi, 21 vjeç, janë vënë në pranga pasi në mjetin tip “Opel” u gjetën 7 doza kokaine.

“Gjithashtu këta shtetas janë autorë të një sasie lënde narkotike kanabisi prej 18 kg, të gjetur në Ksamil më datë 15.03.2018. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. Ndërsa për Renard Bufin rëndon akuza e “Moskallëzimit të krimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA