
“Funari” turistik… fshati i fshehur mes katër liqeneve në Elbasan kërkon investime
30/06 13:19
Ka tentuar të vjedhë arkën e bankës, duke kërcënuar punonjësit me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në një bankë të Nivelit të Dytë në lagjen nr. 4 të Durrësit.
Sipas informacioneve zyrtare, K. M., 24 vjeç, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Top Channel