
24/02 18:37
Rreth 560 kg kanabis sativa janë sekuestruar në Kavajë. Burimet zyrtare të policisë së këtij qyteti bëjnë të ditur se lënda narkotike u gjet brenda një fuoristrade.
Fuoristrada për t’i shpëtuar kontrollit të Policisë transportohej me karrotrec sikur ishte e prishur. Sekuestrimi është bërë në orët e vona të natës në superstradën Rrogozhinë –Kavajë. Policia e Kavajës arrestoi në flagrancë drejtuesin e karrotrecit Saimon Beqiraj.
Policia e Kavajës ka shpallur në kërkim pronarin e fuoristradës dhe tre të tjerë.
Top Channel