Frankenshtain, sonte premiera. Drama në Teatrin Kombëtar

13/04/2018 20:48

Një marrëdhënie e ndërlikuar mes krijuesit dhe krijesës së tij. Sidomos edhe më e ndërlikuar kur krijuesi është një njeri shkencëtar dhe krijesa një Monstër. Atë që shumë prej nesh e njohim si Monstra e Frankeshtain.

Nga ky subjekt i përrallës klasike të Tim Kelly bazuar në veprën e Mary Shelley, regjisori Ilir Bokshi sjell dramatizimin e Frankeshtain, premierën prej të premtes në Teatrin Kombëtar. Një vepër më se shumti me situata komike, por me refrenit e një njeriu që vetmia dhe mungesa e dashurisë e ka kthyer në Përbindësh.

“Përfshihet zhanri i komedisë së lehtë dhe drama e mirfilltë. Aty ka romancë, tragjedi, madje prek edhe pak horrorin”, thotë regjisori, Ilir Bokshi.

Regjisori mundohet të bëjë bashkë tragjedinë dhe kryelartësinë, duke ndërthurur zhanret, por duke i dhënë më shumë përparësi zbavitjes. Ky është një bashkëpunim Shqipëri- Kosovë.

“Nëse krijesat tona me deformime, njerëzit tanë t’i mirëmbajmë, t’i përkëdhelim, atëherë kjo do të na kthehet mbrapsht”, thotë Fino.

“Ai është një qenie e vetmuar dhe këtë vetminë e ka përfituar nga Viktori”, thotë Besmir Bitraku.

“Ka qenë një punë jashtëzakonisht e ndjerë thellësisht, duke e spërkatur me shumë humor brenda”, shprehet Yllka Mujo.

Me një përzgjedhje prej tetë aktoresh, ky produksion ka qenë një ndër më të pritur në Teatrin Kombëtar. Edhe për mesazhin e pakohë që dashuria është ndihma më e madhe që kërkon dikush t’jepet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA