Merkeli “e trembur” nga Musk? Ish-kancelarja: Zotëron mbi 60 për qind të satelitëve, duhet kontrolluar
24/11 11:14
Një këngëtare vetëm 24 vjeç dhe shtatzënë është vrarë me armë zjarri pasi nuk ka kërcyer për një nga të pranishmit në koncert.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pakistan, duke sjellë edhe reagimin e qytetarëve të cilët janë ngritur në protesta.
Samina Samoon ishte e ftuar në një ceremoni festive. Pamjet tregojnë dy persona në gjendje të dehur të cilët i hedhin para këngëtares, ndërsa njëri i kërkon të kërcejë për të. Mosplotësimi i dëshirës së tij ka bërë që të nxjerrë armën dhe të vrasë 24-vjeçaren shtatzënë.
Policia ka vënë në pranga një person që dyshohet si autor i kësaj ngjarje.
Top Channel