Arrestohen policët e kufirit, lejuan kalimin e shtetasve të ndaluar në Shengen

12/04/2018 09:27

Gjatë vitit 2017 numri i efektivëve të policisë të proçeduar penalisht për shpërdorim detyre, korrupsion ose veprime arbitrare u rrit ndjeshëm.

Top Channel ka siguruar të dhëna nga raporti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe ankesave i cili do ti prezantohet së shpejti parlamentit.

Gjatë vitit 2017 janë gjetur me shkelje 88 punonjës policie më shumë se një vit në parë. Në 2016-ën janë referuar materialet ne prokurori për 171 efektivë ndërsa në 2017-ën numri i policivë të kallzuar është 259. Po ashtu sipas burimeve edhe numri i ankesave në drejtim të uniformave blu është rritur ndjeshëm ndërsa ktë të enjte 2 policë të kufirit u vunë në pranga.

Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin dhe Luan Xheka, me detyrë ndihmes kontollor në pikën e kalimit kufitar Muriqan, kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, lejonin kalimin e shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen. Gjithashtu efektivët regjistronin e vulosnin fiktivisht edhe pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA