Në Queensland të Australisë është regjistruar një ngjarje e rrallë dhe e frikshme. Një gjarpër vdekjeprurës u gjet në dhomën e fjetjes së fëmijës nga i ati, që e pa teksa futej nga dritarja, për të rënë pikërisht mbi krevatin e mbushur plot me lodra të vajzës.

E duke e ditur se ishte një lloj gjarpri i rrezikshëm, ai thirri menjëherë në ndihmë një ekspert gjarpërinjsh. Gjarpri i zi nuanca të bardha e të kuqe konsiderohet ndër 10 më vdekjeprurësit në Australi.

I frikshëm në shikim të parë, askush nuk do të donte një të tillë në dhomën e fëmijës. Por, fatmirësisht, ai ishte në gjendje jo optimale, pasi e kishin goditur jashtë dhe ndoshta do të mjaftonte një goditje e lehtë që ta ngordhte përfundimisht atë. Gjithsesi rreziku ishte i madh, pasi mjaftonte një pickim i vogël dhe kushdo mund të humbiste jetën.

Megjithatë, pas përpjekjeve të shumta e të kota të gjarprit për arrati, ai kapet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA