Kreu i bashkisë Erion Veliaj apelon për më shumë solidaritet nga qytetarët për fëmijët në situatë rruge dhe atyre që janë në vështirësi.
Ai ishte i pranishëm në Ditën Ndërkombëtare për Fëmijët në Situatë Rruge me mbështetjen e Bashkinë Tiranë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Rrjeti Shqiptar i Qendrave për Fëmijët në Situatë, Veliaj theksoi rëndësinë për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e fëmijëve, në veçanti atyre në situatë rruge dhe mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi.
“Unë e di që Tirana ka shumë probleme, 60 bashkitë e tjera ndoshta akoma më shumë probleme, por dy janë mundësitë, ose kritikojmë dhe tregojmë gishtin tek çdo problem, ose secili prej nesh thotë: Unë çfarë mund të bëj që ta zgjidh. Unë shikoj për herë të parë që shumë e shumë njerëz po afrohen që të vijnë vullnetarë. Mbaj mend, përpara ca ditësh ishim në Shkozë, edhe dy policët tanë të Portokallisë u bashkuan për të shërbyer drekën edhe kështu gjithmonë e më shumë njerëz në publik po thonë, roli ynë nuk është vetëm të bëjmë megafonin e ankesës, por roli ynë është që edhe të marrim përsipër një detyrë, qoftë duke shërbyer një vakt, qoftë duke adoptuar në distancë një fëmijë, qoftë duke ndihmuar një punonjës social apo edhe duke bërë detyrën qytetare për raportimin”, deklaroi Veliaj.
““Shqipëria për shumë vite ka pasur një problem, një problem për të mbështetur fëmijët e saj në rrugë. Por ky është një problem që Shqipëria me mbështetjen e partnerëve duhet të jetë e aftë ta zgjidhë. Nuk keni 11 milionë fëmijë për t’u kujdesur, keni vetëm disa qindra. Vendi vazhdon t’i afrohet anëtarësimit në BE shpresojmë që Shqipëria të mund të kujtojë fëmijët e saj. Ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, ata kanë të drejtë të mos jenë të uritur, ata kanë të drejtë të mbrohen nga abuzimi. Siç ma mësuan fëmijët e mi, jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur UNICEF-in dhe OJQ-të që mbështesin fëmijët e Shqipërisë. Shpresoj se do ta bëjmë bashkë këtë”, tha ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Top Channel