Përfaqësuesit e tre komuniteteve fetare në Shkodër, mysliman katolik dhe ortodoks diskutuan së bashku shqetësimet për veset më të rënda të shoqërisë sot; “Droga, fajdet dhe lojërat e fatit”.

Muhamed Sytari, Myftiu i Shkodrës: Përhapja në masë e drogërve, si dhe mbjellja dhe rritja e bimëve narkotike janë alarme të mjaftueshme që duhet të na angazhojnë për të kontribuar përherë dhe më tepër për të mirën e atdheut tonë. Përhapja e kazinove, fajdeve dhe bixhozit, korrupsionit në masë të frikshme, po shkatërrojnë familje të tëra shqiptare.

Angelo Massafra, Arqipeshkv i Shkodrës: Jo vetëm për të gjetur negativitetet dhe për t’i luftuar ato, por edhe për të cilësuar aspektet pozitive që e bëjnë jetën një aventurë të mrekullueshme për t’u jetuar e tëra.

Nikolla Petani, përfaqësues i Kishës Ortodokse: Le të mundohemi që fenomenin e drogës, të fajdeve, që po bëhet legjendë tashmë në Shqipëri, ku dita-ditës dëgjojmë njerëz të vrasin veten sepse nuk kanë mundësi që të paguajnë fajdet, apo bankat ku kanë hyrë. Komunitetet fetare janë dhe do të jenë pranë këtyre njerëzve.

Famulltari i Velipojës, Dom Marjan Gega foli për njerëz të pushtetshëm, që sipas tyre trafikojnë drogë në Shqipëri, ndërsa kritikuan bankat për interesat të larta të kredive që ofrojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA