
Punëtorët që i mungojnë vendit! Sektori i shërbimit pritet të vuajë më shumë edhe gjatë sezonit të ri turistik
24/02 13:18
Banorët e fshatit Lleshan në Gjinar të Elbasanit japin alarmin se rreshqitja e tokës po rrezikon shtëpitë pasi shembi rrugën.
Banorët dërguan pamjet në “Ti Raporton” në Top Channel dhe thonë se masivi i tokës po vazhdon të rrëshqasë drejt banesave, ku 3 prej tyre janë tashmë të izoluara.
Situata ka ardhur duke u përkeqësuar pas reshjeve të dendura të muajve të fundit.
Rruga ku kalonim përditë është zhdukur krejtësisht, thonë banorët, por ata frikësohen se nga çasti në çast në lagjen e sipërme të fshatit mund të ndodhë një tragjedi.
Top Channel