Me 700 lekë të rinj mund të përgatisim një dreke të plotë dhe të shëndetshme. Kemi menduar që gatuajmë edhe për vegjetarianët. Supë me perime dhe qofte me bollgur.
Përbërësit që na duhen për qoftet me bollgur janë:
bollgur i zier me kripë dhe shafran
vezë
finok
selino
qepë e kuqe
spec i kuq dhe jeshil
Përgatitja
Presim hollë qepën, specat dhe i kalojmë në tigan me vaj ulliri në zjarr. Presim dhe selinonë dhe finokun dhe ia shtojmë në tigan tek përbërësit e tjerë. Shtojmë dhe kungullin, pasi ky i fundit nuk ka nevojë për shumë skuqjeje. Kësaj përbërjeje i shtojmë bullgur të zier me kripë dhe shafran që e kemi zier më parë për rreth 12 minuta. Përbërjen e lëmë për disa minuta dhe më pas krijojmë format dhe i skuqim në tigan me pak vaj ulliri.
Supa me perime
Përbërësit për këtë supë janë:
selino
finok
kungull
spec i kuq dhe spec jeshil
karrotë
qepë
spinaq
Përgatitja:
Përgatitja e kësaj supe është shumë e thjeshtë,presim në kubik specat, kungullin, selinonë, finokun, qepën, i kalojmë në një tigan me pak vaj ulliri me radhë. Në fillim selinonë, finokun, specat, qepën dhekungullin. I skuqim pak fare që ti mbeten vlerat ushqyese, max 3-4 minuta dhe më pas shtojmë ujin dhe pak kripë dhe piper. 3 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojmë spinaqin, koperën dhe majdanozin.
Dhe supa është gati për servirje.
Top Channel