Në një prej qarqeve më të varfra në vend, në Kukës, edhe pensionistët janë të pakënaqur. Të mbledhur në një shoqatë që ia kanë vënë emrin “Pensionistët e harruar”, shumë ish-metalurgë dhe minatorë kërkojnë që të përfitojnë statusin me të cilin shpresojnë të marrin më shumë para dhe të mbrojnë të drejtat e tyre si ish-punëtore të sektorit të industrisë së rëndë.
“Kërkesë kemi që të vijë një komision dhe të vijë të shohë gjithë veprimtarinë e punës tonë, jo vetëm tri vitet e fundit. Të na jepet pensioni që na takon. Marrim 130 mijë lekë pension, ndërsa mua sipas pagës duhet të më takojë tek 240 mijë lekëshi. Kam bërë 42 vite punë, na kanë shtuar nga një 2 mijë leksh, një kofshë pule dhe jetojmë në qytet me 154 mijë lekë, si t’i paguajmë faturat?”, thonë pensionistët.
Statusi i minatorit u debatua gjatë një takimi të zhvilluar mes Shoqatës së Pensionistëvë të Harruar dhe Sindikatës së ish-Minatorëve e Metalurgë të Kukësit.
Në këtë takim është kërkuar miratimi i statusit të minatorit, pasi sipas drejtuesëve të shoqatave, pavarësisht viteve të shumta të punës, ata ende nuk kanë status që parashikon dhe mbron të drejtat e tyre.
Ish-minatorët e metalurgët pensionistë kanë paralajmëruar protestë nëse nuk iu garantohet miratimi i statusit.
Top Channel