Tërmet në Adriatik, lëkundjet ndihen në Orikum e Vlorë
10/04/2018 15:56
Një lëkundje me magnitudë 4 ka tronditur zonën e Orikumit dhe Vlorës rreth orës 13:17 të kësaj të marte.
Tërmeti raportohet nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, si dhe nga faqja e Qendrës Sizmiologjike Europiano-Mesdhetare.
Epiqendra e lëkundjes ka qenë në Adriatik, në thellësinë 2 km, ndërsa lëkundjet janë ndierë në Orikum, një zonë rreth 4 km nga epiqendra, Vlorë, e shumë pak në Tiranë.
Gjithsesi nuk raportohet për dëme materiale deri më tani.
Top Channel