Protesta e biznesit, Tabaku: Taksat nuk janë gjoba, siç mendon qeveria
10/04/2018 11:20
Biznesi i vogël ka nisur protestën ndaj skemës së TVSH-së, duke ulur qepenat e dyqaneve për një orë. Në mbështetje të tyre është edhe opozita, e cila si mosbindje civile ka kërkuar të mos paguajnë taksat.
“Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial. Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron”, është shprehur deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Top Channel