Lushnja nuk i bashkohet protestës, bizneset: Nuk i mbyllim dyqanet
10/04/2018 12:00
Në Lushnje bizneset nuk e kanë mbështetur protestën një orëshe për mbylljen e dyqaneve, kundër skemës së TVSH-së.
Biznesmenët e Lushnjës kanë vazhduar ritmin e tyre të punës, teksa thonë se nuk dinin gjë për protestën, siç raporton dhe korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi.
Ata janë shprehur jashtë kameras se nuk do të mbyllin dyqanet, qoftë biznesi i vogël dhe ai i madh.
Top Channel