Korçë, biznesi u vë kyçin dyqaneve për një orë
10/04/2018 11:46
Në Korçë biznesi i tregut maqedonas i ka vënë çelësin dyqaneve për një orë, duke u bërë pjesë e protestës në të gjithë vendin.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel në Korçë, Dhorjela Cule janë rreth 120 biznese që i janë bashkuar protestës. Ata deklarojnë se nuk mund të përballojnë TVSH-në.
Top Channel