Aplikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit u bllokuan që në orën 8 mëngjesit të së martës, duke sjellë revoltë tek qytetarët, që panë se vetëm pas 4 orësh ndërprerje, puna të riniste riniste.

Puna rinisi, por problemet e bizneseve që ishin sot pranë zyrave të Qendres nuk u zgjidhën.

“Unë kam ardhur me marr një ekstrakt dhe një vulë për ambasadë. Prit më thanë, se s’ka sistem. Kam ardhur që nga ora 8. Është ora 11 dhe akoma s’ka asnjë përgjigje. Unë vij nga Laçi, se nuk e njohin atje, kështu që duhet me prit. Me kë të flasësh këtu?! Rrumpallë gjithandej! Çojnë duart përpjetë, sillemi vërdallë. bëra dhe pagesën. Jo nuk punon, jo nuk kishte energji. Hajde pas 2 ose 3 orësh. Jo, s’ka sistem, jo s’aplikuam se s’punon sistemi”, thonë qytetarët.

Top Channel kontaktoi edhe punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilët jo zyrtarisht na komunikuan se ndërprerja e shërbimit ndodhi për shkak të shkëputjes së një prej fribrave optike të internetit, defekt që më pas u zgjidh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA