Braimllari: Nëse qeveria nuk reflekton, protesta do të jetë më masive

10/04/2018 11:50

Deputetët e opozitës janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës në mbështetje të bizneseve të vogla. Krahas demokratëve të pranishëm janë dhe deputetët e LSI-së.

“Nëse kjo qeveri nuk reflekton, të jeni të bindur që do të jetë masive, dhe do të kalojmë deri në një mbyllje totale të qepenave, që kjo qeveri të marrë njëherë e përgjithmonë mesazhin e qartë nga shqiptarët. Kjo qeveri nuk ka lënë rrugë tjetër për biznesin, nuk ka lënë rrugë tjetër për qytetarët e këtij vendi, nuk ka lënë rrugë tjetër për të rinj e të reja që po largohen përditë nga vendi dhe largohen për shkak të papërgjeshmërisë e për shkak të kësaj qeverie. Të jeni të bindur se protestat do vazhdojnë, do jenë masive deri në largimin e plotë të Edi Ramës nga kjo qeveri sepse ky njeri nuk e meriton më ta drejtojë këtë vend dhe ky njeri nuk meriton më të drejtojë shqiptarët sepse ky nuk bashkëqeveris me qytetarët por bashkëqeveris me një kastë të ngushtë njerëzish që janë aty vetëm për interesin e tij personal”, është shprehur deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA