Edhe në Durrës për herë të parë janë ulur qepenat nga bizneset e vogla, siç raporton dhe korrespondentja e TCH, Vali Qyrfyçi.

Ata shprehen të pakënaqur po dhe të painformuar për përfshirjen në skemën e TVSH-së dhe pasojat e saj, duke iu bashkuar kështu protestës në të gjithë vendin me mbylljen një orëshe të dyqaneve.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në të gjithë Durrësin janë 8 mijë biznese të vogla që përfshihen në këtë skemë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA