Përgjatë ceremonive tradicionale të mbajtura në katedralen e re në Gjirokastër, qindra besimtarë ortodoksë iu bashkuan meshës së Pashkëve që zgjati deri pas mesnate.

At Theodhori Nikolla që e drejtoi këtë meshë, bëri thirrje për më shumë paqe dhe ndriçim të brendshëm. Ai ftoi besimtarët të marrin dritë nga ringjallja dhe ta shpërndajnë atë.

Që prej mesit të javës, vetëm prej pikëkalimit kufitar të Kakavijës kanë mbërritur në Shqipëri për të festuar pashkët me familjet e tyre, më shumë se 60 mijë vetë ,ose gati dy herë më shumë se viti i kaluar.

Autoritet nuk flasin për radhë, por për fluks të njëkohshëm në hyrje, çka besohet se do të reflektohet edhe gjate daljes nga Shqipëria, duke nisur nga mëngjesi i së hënës.

Mbrëmjen e së shtunës, Shërbesa e Tërënates filloi në orën 22:45 dhe u pasua nga Shërbesa e Ngjalljes, gjatë së cilës u shpërnda Flaka e Shenjtë dhe u lexua Mesazhi i Kryepiskopit Anastas, nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësia e tij, Imzot Nikolla.

Kremtimi i Pashkës kulmoi me Liturgjinë Hyjnore, pas së cilës të gjithë besimtarët Orthodhoksë i uruan njëri-tjetrit “Krishti u Ngjall” dhe morën përgjigje “Vërtet u Ngjall”, duke trokitur vezët e kuqe.

Mesnata e pashkës Orthodokse është festuar nga qindra besimtarë, të cilët janë mbledhur në sheshin para Katedrales në Korçë për të pritur ringjalljen e Krishtit. Ashtu si çdo vit, nga mitropoliti i Korçës, Imzot Johani, është mbajtur mesha ndërsa ai ka uruar për të gjithë më tepër mbarësi dhe lumturi.

Kur ora ka shënuar 00.OO, të gjithë besimtarët kanë ndezur qirinjtë e tyre të njohur si dritën e shenjtë, e cila në mënyrë simbolike çohet në shtëpi e ndezur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA