Që prej orës 06:00 të ditës së sotme, në Hungari po mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbyllen në orën 19:00 dhe 2-3 orë më vonë priten edhe rezultatet e para.
Sondazhet tregojnë se Viktor Orban është drejt një mandati të tretë si kryeministër, teksa partia e tij Fidesz është rreth 20 pikë para partisë së ekstremit të djathtë Jobbik dhe socialistëve të qendrës së majtë.
Partia e Orban pritet të fitojë pa vështirësi një shumicë parlamentare, ndërsa analistët opozitarë shprehen se fitore do të ishte edhe nëse Fidesz do të humbte super-shumicën e saj.
Aktualisht partia e Orban kontrollon 2/3-at e legjislaturës së përbërë prej 199 deputetësh dhe kjo e ka lejuar të miratojë një sërë ligjesh të diskutueshme, që vënë nën presion shtypin dhe gjyqësorin.
Top Channel