Trafikoi si prostitutë në Kosovë 24-vjeçaren, arrestohet e dënuara me 15 vite burg

07/04/2018 11:57

Policia e Tropojës ka arrestuar një 57-vjeçare të dënuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me 15 vjet burg, për trafikim të personave.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Gjyle Hajdaraj nga Bajram Curri. “Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendim Nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin Nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale “Trafikimi i personave”, njofton policia.

Bashkë me një tjetër person Hadaraj është dënuar pasi ka trafikuar në Kosovë një 24-vjeçare nga Tropoja e cila punonte si kamariere dhe prostitutë në disa lokale në shtetin fqinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA