
Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë
14/03 20:15
Biseda mes Oliver Z, 24 vjeç dhe babait të tij M.Z, 67 vjeç është tensionuar dhe ka degjeneruar në përdorim dhune, ku 67-vjeçari përfundoi me fraktura të rënda në spital.
Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen Çlirim të Beratit, ku sipas njoftimit zyrtar 24-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit.
“Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, pas një konflikti për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit M.Z, 67 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke i shkaktuar fraktura të rënda”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Dhunë në familje”.
Top Channel