“Pistë garash” në rrugët e Tiranës, pezullohen 22 patenta
07/04/2018 09:21
Pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme të policisë së Tiranës ka ende makina lukzose që rrugët i përdorin si “pistë makinash”.
Nga kontrolli i tyre policia ka pezulluar 22 patenta për drejtim tej normave të lejuara.
Ndërkohë në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, përpos kontrolleve të shtuara dhe masave të “ashpra” administrative, ka akoma drejtues mjetesh të cilët manifestojnë vetëbesim të tepruar në drejtim të automjeteve, duke qarkulluar me shpejtësi 150 km/h, 180 km, 185 km/h dhe 196 km/h, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë së 90 km/h!!
Diferenca e shpejtësisë mbi normat e lejuara tregon qartë rrezikun potencial për tu përfshirë në aksidente rrugore!
Top Channel