Në “qytetin e serenatave” mbrëmja e Pashkëve është një festë e vërtetë, e mbushur me aktivitete dhe qyteti që ka jetë me shumë se kurrë.

Jo vetëm korçarët, por edhe mijëra turistë “pushtojnë” qytetin duke i dhënë dinamikë çdo hapësire. Përveç urimeve të mesnatës, të gjithë kanë zgjedhur të shijojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit atë çfarë ky qytet ofron.

Këtë fundjavë, të paktën 4000 vizitorë janë ndalur në qytetin jug-lindor për t’u bërë pjesë e kremtimeve të Pashkës.

Entuziazmi me të cilin qytetarët korçarë e presin këtë festë, por edhe mënyra e veçantë që ata kanë ditur të ruajnë sa u takon festimeve, kanë rritur kureshtjen e vizitorëve dhe turistëve, të cilët këtë fundjavë kanë vendosur të zhvendosen ne Korçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA