Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një takim me strukturat e partisë në Elbasan ka ironizuar mosbindjen civile të opozitës, ku tha se vetë Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.
“Ky është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.
Sipas Ballës, për Bashën sot koefiçenti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë.
“Detyra jonë është të vazhdojmë ti bëjmë mirë Shqipërisë. Edhe pak ditë, pavarsisht tymit të gomave, çizmeve, klithmave, ne do të kemi mundësi që më 17 prill të marim një lajm të mirë për Shqipërinë, që është rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Jam shumë i sigurtë çizmet , klithmat, gomat, Luli, Saliu, Monika do vazhdojnë të njënjtën këngë, detyra jonë është të krijojmë sa më shumë punë për shqiptarët, të cilët ende nuk kanë pasur mundësi tju jepet një vend pune”, tha Balla më tej.
Qëllimi i takimit në Elbasan ishte për të konsultuar me grupet e interesit strategjinë kombëtare të punësimit. Një nismë kjo e Grupit Parlamentar të PS, për rritjen e mëtejshme të punësimit dhe adresimin e tij sipas nevojve të tregut.
Në fjalën e tij, Balla u shpreh se ndihma ekonomike është një zgjidhje e përkohshme dhe se ajo nuk nuk të shpëton, por thjeshte të zgjat vuajtjen.
“Ilaçi më i mirë për familjet e varfra në Shqipëri nuk është ndihma ekonomike, por kapacitetet e ekonomisë sonë, vendimarrja dhe politikbërja jonë që ti shkëpusim nga ndihma ekonomike, për ti futur në punësim”, tha Balla.
Top Channel